Art&Argëtim

Çifti Dove Cameron dhe Damiano David shfaqen për herë të parë së bashku në tapetin e kuq

Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në shtator 2023, kur Cameron u pa duke brohoritur këngëtarin në koncertin e Måneskin në Madison Square Garden në New York City.

5 Shkurt 2024, 19:19 Nga S.B
Çifti Dove Cameron dhe Damiano David shfaqen për herë të
Dove Cameron dhe Damiano David

SHBA- Dove Cameron dhe Damiano David i Måneskin konfirmuan romancën e tyre gjatë fundjavës duke bërë debutimin e tyre të parë në tapetin e kuq si çift në Galanë vjetore të Clive Davis para Grammy. Aktorja 28 vjeç, dhe i dashuri i saj muzikant 25 vjeç, nuk u përmbajtën duke ndarë në mënyrë të këndshme momente me njëri tjetrin ndërsa pozuan për fotografët në ‘The Beverly Hilton’ në Beverly Hills, Kaliforni, të shtunën mbrëma.

Të dy vazhduan të flirtojnë dhe të shkëmbejnë shikime me njëri-tjetrin përpara se të futeshin brenda në sallën e mbushur me yje, ku morën pjesë edhe të famshëm si Megan Thee Stallion, Machine Gun Kelly, Lenny Kravitz, Avril Lavigne, Lana Del. Rey, Shania Twain dhe Dua Lipa.

Cameron u pëlqye shumë në këtë event e veshur me një fustan korse pa rripa, të gjatë deri në dysheme nga ‘Salih Balta’, duke e kompletuar pamjen e saj me flokë të drejtë të hijshëm, eyeliner dhe bizhuteri elegante. Ndërkohë, David veshi një kostum gri dhe pantallona të gjera, të kompletuara me një këmishë të bardhë dhe kollare të zezë.

Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në shtator 2023, kur Cameron u pa duke brohoritur këngëtarin në koncertin e Måneskin në Madison Square Garden në New York City. Këngëtarja "Boyfriend" tregoi edhe një herë mbështetjen e saj për grupin rock (i përbërë gjithashtu nga basistja Victoria De Angelis, kitaristi Thomas Raggi dhe bateristi Ethan Torchio) në shfaqjen e tyre në Brazil në nëntor 2023.

Çifti Dove Cameron dhe Damiano David shfaqen për herë të
Dove Cameron dhe Damiano David

Në të njëjtin muaj, fotot e të dyve duke u puthur në plazhin Bondi në Sydney, Australi, u shfaqën në rrjetet sociale përmes revistës italiane Chi. David ishte i lidhur më parë me modelen Giorgia Soleri, ndërsa Cameron ishte në lidhje me ish-bashkëjetuesin e saj të "Descendants" Thomas Doherty për katër vite.

"Unë kalova një ndarje shumë publike vitin e kaluar dhe ndihesha vërtet keq." tha Cameron në qershor 2021 ndërsa promovonte "LazyBaby”.

Përveç emocioneve të statusit të marrëdhënies së tyre të re, Cameron dhe David kanë qenë të dy të zënë me projektet e tyre muzikore. Bukuroshja bionde publikoi pjesën e parë të albumit të saj të fundit, "Alchemical: Volume 1", në nëntor, ndërsa grupi i të dashurit të saj përfundoi "Rush!" turneun botëror muajin e kaluar.

dove cameron damiano david maneskin romance

Sondazh

Poll