Art&Argëtim

Si e mbështeti Travis Kelce fitoren rekord të Taylor Swift në Grammy 2024

Në çmimet e 66-ta vjetore, Swift bëri histori duke u bërë artistja e parë që fitoi katër çmime për albumin e vitit pas fitores së saj historike për "Midnights".

5 Shkurt 2024, 15:26 Nga S.B
Si e mbështeti Travis Kelce fitoren rekord të Taylor Swift në
Travis Kelce dhe Taylor Swift

SHBA- Travis Kelce u sigurua që mbështetja për të dashurën e tij Taylor Swift të dallohej nga shumë kilometra larg. Lojtari i Kansas City Chiefs, 34 vjeç, nuk ishte në gjendje të bashkohej me të dashurën e tij të famshme në natën e saj të rekordeve në Grammy 2024, por ajo megjithatë mbeti si prioritet në mendjen e tij. Dy herë kampioni i Super Bowl-it tregoi mbështëtjen e tij përmes rrjeteve sociale, ku nuk mund të mos pëlqente një postim nga NPR në Instagram ku shfaqej kantautorja duke pozuar në tapetin e kuq.

Ndërkohë, Kelce dhe ekipi i tij udhëtuan për në Las Vegas më herët të dielën për të filluar përgatitjet për ndeshjen e tyre kundër San Francisco 49ers në Super Bowl LVIII. Në çmimet e 66-ta vjetore, Swift bëri histori duke u bërë artistja e parë që fitoi katër çmime për albumin e vitit pas fitores së saj historike për "Midnights". Pasi Celine Dion njoftoi se "Midnights" e Swift kishte fituar albumin e vitit, këngëtarja u ngjit në skenë me miqtë Lana Del Rey dhe producentin Jack Antonoff. Krijuesja e hitit "Lavender Haze" dukej e gëzuar si kurrë më parë për këtë ngjarje.

Si e mbështeti Travis Kelce fitoren rekord të Taylor Swift në
Taylor Swift

“Gjithçka që dua të bëj është të vazhdoj ta bëj këtë”, tha ajo ndërsa pranoi trofeun e fundit të mbrëmjes. "E dua aq shume. Më bën kaq të lumtur.”

Kënga e saj kryesore "Anti-Hero" u nominua për këngën e vitit, regjistrimin e vitit dhe performancën më të mirë solo pop. Për më tepër, ajo u nominua gjithashtu në kategorinë e performancës më të mirë Pop Duo/Grupi për këngën e saj "Karma". Swift gjithashtu i nxiti fansat pasi shpalli albumin e saj të ri, "Tortured Poets Department". Albumi i 11-të i këngëtares do të dalë më 19 prill.

taylor swift travis kelce grammys grammy

Sondazh

Poll