Art&Argëtim

Nicki Minaj dhe Ice Spice gabimisht fituese të çmimit kënga më e mirë rap, momente ngatërrese në Grammys

Edhe pse gabimi u rregullua shpejt, fansat syshqiponjë e vunë re pothuajse menjëherë dhe goditën Akademinë për gabimin duke postuar screenshotet e tyre.

5 Shkurt 2024, 16:32 Nga S.B
Nicki Minaj dhe Ice Spice gabimisht fituese të çmimit kënga
Ice Spice dhe Nicki Minaj

SHBA- Dhe Grammy shkon për… jo për Nicki Minaj dhe Ice Spice. Dyshja u emëruan gabimisht si fitueset e "Këngës më të mirë Rap" për bashkëpunimin e tyre "Barbie World" në Grammy 2024. Akademia e Regjistrimit pësoi një fatkeqësi të madhe në X pasi njoftoi se Minaj dhe Spice ishin fitueset ndërkohë që ishtë një artist tjetër. Por vetëm pak çaste pasi postoi emrat e gabuar në Twitter, Akademia korrigjoi postimin e tyre me fituesin aktual reperin Killer Mike i cili fitoi çmimin për punën e tij në "Scientists & Engineers”, ku marrin pjesë André 3000, Future & Eryn Allen Kane.

Edhe pse gabimi u rregullua shpejt, fansat syshqiponjë e vunë re pothuajse menjëherë dhe goditën Akademinë për gabimin duke postuar screenshotet e tyre.

“Urime fituesit e këngës më të mirë Rap – Barbie World (Nga Barbie The Album) @nickiminaj & @icespicee_ Featuring Aqua”, shkruhej në postimin origjinal në Twitter.

Nicki Minaj dhe Ice Spice gabimisht fituese të çmimit kënga
foto nga njoftimi

Një fans shkroi, “#Grammys kanë ende kohë për të kërkuar falje që fituesi i gabuar u shpall për këngën më të mirë Rap. Është e vetmja gjë që mund të bëni për të shpëtuar këtë situatë.”

Minaj, emri i vërtetë i së cilës është Onika Maraj, mori gjithsej dy nominime për “Barbie World” një për “Kënga më e mirë e shkruar për mediat vizive” dhe një tjetër në kategorinë “Kënga më e mirë rap”. Ajo humbi në të dyja, që do të thotë se ajo nuk ka fituar ende Grammyn e saj të pare. Bashkëpunimi i dyshes u krijua si pjesë e kolonës zanore të filmit "Barbie" dhe është marrë nga hiti "Barbie Girl" i Aqua i vitit 1997.

Diku tjetër në ceremoninë e mbushur me yje, reperi Killer Mike u arrestua pasi dyshohet se pati një grindje me një roje sigurie. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Michael Santiago Render, u pa i shoqëruar nga ceremonia para shfaqjes në Crypto.com Arena në Los Angeles të dielën, pasi fitoi tre çmime.

 

nicki minaj ice spice grammys

Sondazh

Poll