Art&Argëtim

"Nder i Kombit", ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare mbretëresha e valles shqiptare Liljana Cingu

Cingu e nderuar me titullin “Nderi i Kombit” ishte nga valltaret më të mira shqiptare që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.

5 Shkurt 2024, 19:49 Nga N.F
"Nder i Kombit", ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare
Liljana Cingu

TIRANË- Valltarja e njohur, Liljana Cingu është ndarë nga jeta në moshën 70 vjecare. Cingu e nderuar me titullin “Nderi i Kombit” ishte nga valltaret më të mira shqiptare që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.

Cingu është nderuar nga presidenti shqiptar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë në vallen popullore shqiptare. Cingu ishte valltare e njohur edhe në Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore ku pati merita të veçanta dhe kontribut të rëndësishëm në zhanrin e valleve popullore. Në vitin 1970 ka qene kulmi i Ansamblit në Francë ku ajo u nderua me çmimin “Gjerdani i Artë".

Me Ansamblin Popullor Cingu nisi aktivitetin në vitin 1967. Ndër vite me krijimtarinë folklorike në skena të ndryshme është cilësuar dhe si “mbretëresha e valles popullore”. Lili në 45 vitet e karrierës së saj në skenë është e nderuar me titullin e lartë "Mjeshtre e Madhe e Punës", por karriera e saj numëron dhjetra çmime, urdhra e medalje të ndryshme si, çmimi i "Republikës", Urdhri "Naim Frasheri", "Disku i Artë", "Artiste e Merituar", Medalje ne Dizhon të Francës, Medalje në Itali, Turqi, etj., vlerësime këto të bëra nga personalitete të artit e kulturës shqiptare dhe botërore.

 

liljana cingu valltare

Sondazh

Poll