Aktualitet

Vrau aksidentalisht 20-vjeçarin gjatë gjuetisë, arrestohet 38-vjeçari në Tropojë

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Kepenek ku një 38-vjeçar ka qëlluar me armë aksidentalisht gjatë gjuetisë 20-vjeçarin me inicialet A.H.

5 Shkurt 2024, 17:05 Nga I.A
Vrau aksidentalisht 20-vjeçarin gjatë gjuetisë, arrestohet
Policia

TROPOJË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tropojë ku ka mbetur i pajetë një 20-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Kepenek ku një 38-vjeçar ka qëlluar me armë aksidentalisht gjatë gjuetisë 20-vjeçarin me inicialet A.H.

Policia ka arrestuar 38-vjeçarin me incialet G. N. si dhe është sekuestruar  1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë Vrau aksidentalisht me armë zjarri, gjatë gjuetisë, një 20-vjeçar, Policia vë në pranga autorin e dyshuar. Mesditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë marrë informacion se në fshatin Kepenek, kishte humbur jetën shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Tropojë, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga armë zjarri. Në drejtim të vendit të ngjarjes shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se shtetasi G. N., gjatë gjuetisë, dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin E. H., i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën, në një sipërfaqe pyjore, në vendin e quajtur “Përroi i Kepenekut”. Gjatë kontrollit në zonë është gjetur dhe është sekuestruar 1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak. Shërbimet e Policisë shoqëruan në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin G. N., 38 vjeç, banues në fshatin Viçidol, Tropojë dhe në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi i tij. Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

vrasje tropoje

Sondazh

Poll