Aktualitet

I shpallur në kërkim për grabitje bankash, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Greqi, u kap teksa pinte kafe në Athinë

Arrestimi i tij u krye në në rrugën “Liosion 300” në Athinë teksa pinte kafe pranë një pike automjetesh.

5 Shkurt 2024, 16:51 Nga N.F

I shpallur në kërkim për grabitje bankash, arrestohet

GREQI- Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet greke pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombatar si pjesë e një grupi kriminal. Mësohet se i arrestuari ështe Joni Idrizi nga Vlora. Arrestimi i tij u krye në në rrugën “Liosion 300” në Athinë teksa pinte kafe pranë një pike automjetesh.

Idrizi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare si pjesë e një grupi kriminal në Vlorë që kryente grabitje me armë në banka, kazino e karburante. Ai ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata. 

Vëllai i tij, Nardi alias Fatbardh Idrizi gjithashtu është i shpallur në kërkim prej muajit dhjetor 2023 për plagosjen e 3 të rinjve nga Kreta. Dy vëllezërve Idrizi u është vrarë shumë vite më parë vëllai i tyre Leonard Idrizi, i cili ishte pjesë e bandës së “Çoles”.

greqi arrestim shqiptar joni idrizi

Sondazh

Poll