Sport

Dy yjet e futbollit Botërorë festojnë ditëlindjen, njëri në fushë dhe tjetri me “paterica”!

Bëhet fjalë për sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo dhe sulmuesin brazilian Neymar.

5 Shkurt 2024, 10:30 Nga DOSJA
Dy yjet e futbollit Botërorë festojnë ditëlindjen,

ARABI SAUDITE - Në ditën e sotme dy prej futobllistëve të dekadës së fundit festojnë ditëlindjen, pasi që të dy kanë lindur pikërisht në të njëjtën ditë më 5 shkurt, por me diferencë prej 6 vitesh.

Bëhet fjalë për sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo dhe sulmuesin brazilian Neymar. CR7 i cili aktivizohet në kampionatin Saudit me Al Nassr mbushi sot 39 vjeç ndërkohë që braziliani I cili gjithashtu luan në kampionatin e Arabisë Saudite me skuadrën e Al Hilal, feston sot 32-vjetorin.

Ronaldo u transferua në ligën e Arabisë Saudite në fund të vitit 2022, duke nënshkruar një kontratë 2.5-vjeçare me klubin Al-Nassr. Javën e kaluar, Cristiano shënoi golin e parë me penallti.

Sa i përket Neymar, braziliani ka luajtur për gjigantët parisien që nga gushti 2017, ndërkohë që marrëveshja e tyre u prish në verën e shkuar, ku ylli Brazilian nënshkroi për arabët e Al Hilal. Gjithësesi braziliani prej dhjetorit të shkuar është i dëmtuar, ku pësoi një dëmtim të meniskut në ndeshjen e përfaqësueses së tij Brazilit përballë Uruguajit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll