Sport

Ngjarje e tmershme me futbollistin brazilian, i vdes e dashura gjatë aktit seksual!

“Ajo që po heton policia është për të përcaktuar nëse ka pasur dhunë apo futje të ndonjë objekti në vaginë. Lojtari është nën hetim, vdekja është e dyshimtë. Për momentin nuk kam më informacione sepse i gjithë rasti është shumë kompleks.

5 Shkurt 2024, 01:21 Nga DOSJA
Ngjarje e tmershme me futbollistin brazilian, i vdes e dashura gjatë aktit

BRAZIL - Dimas de Oliveira, një futbollist 18-vjeçar nga Brazili, u gjend në një problem të madh për shkak se e dashura e tij, Livia da Silva, vdiq gjatë mardhënies së tyre seksuale.

Livia u sëmur gjatë marrëdhënieve seksuale, pësoi katër sulme në zemër dhe Dimas thirri Shërbimin e Urgjencës, i cili e shpalli të vdekur. Mirëpo, ishte e dyshimtë që vajzës fatkeqe i rridhte gjak nga vagina, ndaj hetimet i mori policia për shkak të këtij detaji rrëqethës.

Mjeku në vendngjarje deklaroi se vdekja e saj ishte shkaktuar nga katër arreste kardiake dhe humbje gjaku për shkak të një prerjeje prej pesë centimetrash në vaginë. Livia pati një arrest kardiak në vend, një tjetër në ambulancë dhe dy të tjerë në spital. Në njoftimin e policisë thuhet se çifti i njohur përmes Instagramit nuk ka konsumuar alkool apo drogë, por vetëm cigare elektronike.

Në një prononcim për TV Globo, avokati i familjes së vajzës së ndjerë, Alfredo Porcer, ka thënë: "Ajo që po heton policia është për të përcaktuar nëse ka pasur dhunë apo futje të ndonjë objekti në vaginë. Lojtari është nën hetim, vdekja është e dyshimtë. Për momentin nuk kam më informacione sepse i gjithë rasti është shumë kompleks" – tha ndër të tjera Alfredo Porcer.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll