Sport

VIDEO / Interi fiton derbin e Italisë dhe shuan dyshimet për kreun!

Zikaltrit fituan me shifrat 1-0, duke konfirmuar se në këtë sezon nuk kanë rival.

4 Shkurt 2024, 23:02 Nga DOSJA
VIDEO / Interi fiton derbin e Italisë dhe shuan dyshimet për kreun!

ITALI - Interi triumfon në derbin e Italisë dhe nis shkëputjen në krye, teksa tani e sheh veten plot 4 pikë para Juventusit dhe me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Ndaj bardhezinjve vendosi një autogol i Gattit në minutën e 37’, që mori vlerën e tri pikëve për zikaltrit e Inzaghit, që tregojnë edhe njëherë se mbeten skuadra për t’u mposhtur.

Bën shumë pak Juventusi, për të treguar se është pretendent për titullin. Edhe pas pësimit të golit, skuadra e Allegrit del rrallë dhe me pak lojtarë në gjysmëfushën e Interit, duke tentuar vetëm në disa raste sporadike me Vlahovic.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll