Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në derbin e Madridit mes Realit dhe Atleticos!

Eshtë mbyllur në barazim 1-1 derbi më i madh spanjoll mes dy skuadrave që janë në garë për titullin kampion.

4 Shkurt 2024, 23:05 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues në derbin e Madridit mes Realit dhe Atleticos!

SPANJE - Reali i Madridit nuk arrin të “hakmarret” ndaj Atleticos së Madridit. Për humbjen në fazën e parë dhe atë në Kupën e Mbretit.

Derbi i kryeqytetit u mbyll në barazim 1-1. 58 pikë për “Los Blancos”, katër më shumë se Girona, rival të cilin skuadra e Carlo Ancelottit e pret në Bernabeu të shtunën e ardhshme (10 shkurt). Colchoneros, të cilët siguruan një pikë me vlera në shtesë, mbajnë vendin e katërt me 48 pikë. Brahim Diaz kaloi vendasit në avantazh në minutën e 20’.

Djemtë e Diego Simeones arritën të barazonin në minutat e para të pjesës së dytë, por goli i Savic u anulua për pozicion të parregullt të Niguez. Vendasit pretenduan në tri raste për penallti në pjesën e dytë, ndërkohë që Brahim Diaz (70’) humbi një shans të artë për të gjetur golin e dytë personal në derbin e kryeqytetit. Në sekondat e fundit erdhi edhe goli i Llorentes, i cili “fluturoi” në zonën kundërshtare dhe befasoi mbrojtjen dhe portierin e Realit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll