Sport

'Haland i ri' po fillon të justifikojë veten te Unitet: 5 gola në 6 ndeshjet e tij të fundit!...

Rasmus Hojlund, sulmuesi i Manchester United, po kalon një moment më se të ëmbël

5 Shkurt 2024, 08:30 Nga DOSJA

'Haland i ri' po fillon të justifikojë veten te Unitet: 5

ANGLI - Manchester United nuk hezitoi të investojë 80 milionë euro tek ai dhe ndonëse në gjysmën e parë të sezonit nuk ka shkëlqyer aq sa pritej, javët e fundit ai po tregon se nuk kanë gabuar që kanë vënë bast për të. 

Rasmus Hojlund, i mbiquajtur si 'Haland i ri', po kalon një moment të ëmbël, sa i përket performancës dhe këtë të dielë e ka konfirmuar me një gol të ri.

Ishte minuta e 23-të e ndeshjes Manchester United-West Ham, kur Hojlund nxorri një gol vërtet të shkëlqyer nga kapelja e tij. Ai shënoi kur “Djajtë e Kuq” kishin nevojë më shumë, me rezultatin 0-0 dhe me West Ham, që kishte një fillim më të mirë të lojës se Manchester United.

Goli i shënuar nga Hojlund është i pesti që ai ka shënuar në llogarinë e tij personale në gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura. Ai shënoi kundër Aston Vill më 26 dhjetor, mbeti pa gol në Kupën e Anglisë kundër Wiganit, shënoi dhe asistoi në fitoren 2-2 në Premier League kundër Tottenhamit, ai gjithashtu shtoi një gol në ndeshjen e kupës kundër modestëve Newport, gol dhe asistimi kundër Wolves në mes të javës së kaluar dhe goli këtë të dielë. 

'Haland i ri' nuk ka grumbulluar ende rekordet e sulmuesit të Manchester Cityt, por në fillim të vitit 2024 ai po jep arsye për të besuar se Manchester United ka marrë vendimin e duhur me nënshkrimin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll