Sport

Shkarkohet trajneri i kombëtares së Egjiptit

Përmes një njoftimi për shtyp, Federata e Futbollit e Egjiptit (EFA) zyrtarizoi largimin e trajnerit të saj Rui Vitoria. Portugezi kishte qenë në stolin e nxehtë që nga eliminimi i Egjiptit në fazën e 16-të të CAN kundër DR Kongos.

5 Shkurt 2024, 08:00 Nga DOSJA

 

Shkarkohet trajneri i kombëtares së Egjiptit

EGJIPT - Trajneri i Egjiptit, Rui Vitoria u shkarkua zyrtarisht nga posti i tij të dielën. Eliminimi i Egjiptit ndaj DR Kongos (1-1, 7-8 me penallti) në fazën e 16-të të Kupës së Kombeve të Afrikës, krijoi pakënaqësi në Federatën Egjiptiane të Futbollit. 

I ulur në stolin e kombëtares së Egjiptit në korrik 2022, portugezi zhvilloi 18 ndeshje, ku arriti dymbëdhjetë fitore, pesë barazime dhe një humbje.

"Këshilli vendosi të miratojë emërimin e Mohamed Youssef, si trajner i ekipit kombëtar egjiptian, derisa të zgjidhet një drejtor teknik i huaj dhe të trajnohet pjesa tjetër e stafit," thuhet në deklaratë EFA për largimin e Rui Vitoria.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll