Sport

Kupës së Botës 2026 do të hapet në stadiumi “Azteca” të Meksikos… ndërsa ndeshja finale do të zhvillohet në Nju Jork

Ky është vendimi i FIFA-s

5 Shkurt 2024, 07:30 Nga DOSJA

Kupës së Botës 2026 do të hapet në stadiumi

ZVICER - Në Stadiumin “Azteca” të Mexico Cityt, do të zhvillohet ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2026, e cila do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara, Meksikën dhe Kanadanë, njoftoi FIFA këtë të dielë.

Vendi legjendar meksikan është stadiumi i parë në histori, që pret tre Kupa Botërore të ndryshme, pas atyre të 1970 dhe 1986. Kupa e Botës 2026 do të jetë e para që do të luhet me 48 ekipe finaliste, në vend të 32 të zakonshmëve, që do të krijojë një ‘rekord’ prej 104 ndeshjesh në total.

Ndeshja inauguruese do të luhet më 11 qershor dhe do të jetë hera e tretë që stadiumi “Azteca” do të presë një ndeshje hapëse të një Kupe Bote.

Me tre vende bashkë-organizatore për herë të parë në historinë e Kupave të Botës, SHBA, e cila ka përvojën si organizatore e edicionit të 1994, do të marrë pjesën më të madhe të turneut dhe do të ketë 11 vende ku do të luhet nga 16 në total: Seattle, San Francisko, Los Anxhelos, Kansas City, Dallas, Atlanta, Hjuston, Boston, Filadelfia, Miami dhe Nju Jork/Nju Xhersi.

Mexico City, Guadalajara dhe Monterrey janë tre selitë meksikane. Për Kanadanë, Vankuveri dhe Toronto, do të jenë qytetet për këtë Botëror, që do të marrë drejtimin nga Katari 2022.

Nju Jorku/Nju Xhersi do të presë finalen e Kupës së Botës 2026, që do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja, njoftoi FIFA këtë të dielë.

Stadiumi “MetLife” në East Rutherford, shtëpia e New York Giants dhe New York Jets e NFL, mundi dy pretendentët e tjerë kryesorë: Dallas me “AT&T Stadium” në Arlington dhe Los Angeles me “SoFi Stadium” në Inglewood.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll