Sport

Ish-lojtari i Manchester United është i papunë, por ka oferta nga... 26 klube

Jesse Lingard u largua nga Nottingham Forest në fund të sezonit të kaluar

4 Shkurt 2024, 20:48 Nga DOSJA
Ish-lojtari i Manchester United është i papunë, por ka oferta

ANGLI - Jesse Lingard, ish-lojtari i Manchester United, mbetet i papunë pas largimit nga Nottingham Forest në korrik dhe sipas ‘Daily Mail’ ka oferta... nga 26 klube. 

Sipas të njëjtit burim, mes skuadrave të interesuara për mesfushorin 31-vjeçar anglez janë edhe FC Seoul nga Koreja e Jugut dhe Lazio nga Seria A.

Pas largimit nga Nottingham Forest, Lingard u stërvit me Al Ettifaq të Steven Gerrard dhe West Ham, të cilin ai e përfaqësoi si huazim në gjysmën e dytë të sezonit 2020/21.  Të dyja emblemat i la menjëherë më pas.

Në 2022/23, Lingard mori pjesë në 20 ndeshje të Nottingham Forest, në të cilat kontribuoi me dy gola dhe po aq asistime. Ai gjithashtu ka 32 paraqitje për kombëtaren angleze, me gjashtë gola të shënuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll