Art&Argëtim

Selena Gomez ndan foton e ëmbël nga mëngjesi i saj me Benny Blanco

Ajo etiketoi të dashurin e saj Benjamin Joseph Levin 35 vjeçar, dhe shkroi: Mëngjeset me ty.

3 Shkurt 2024, 11:01 Nga S.B
Selena Gomez ndan foton e ëmbël nga mëngjesi i saj me Benny
Selena Gomez dhe Benny Blanco

SHBA- Ylli i "The Only Murders in the Building" tregoi pak nga mëngjesi me të dashurin e saj në një Story të së premtes në Instagram. Në foto Gomez 31 vjeç, shfaqet duke fjetur në shtrat me kokën e futur nën batanije dhe siç mund të kuptohet fotoja ishte shkrepur nga vetë Blanco. Ajo etiketoi të dashurin e saj Benjamin Joseph Levin 35 vjeçar, dhe shkroi: Mëngjeset me ty.

Selena Gomez ndan foton e ëmbël nga mëngjesi i saj me Benny
Selena Gomez

Kohët e fundit, çifti bëri paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq në ‘Primetime Emmy Awards’ më 15 janar, pasi ata konfirmuan romancën e tyre në fillim të dhjetorit 2023. Ndërsa çmimet Emmy shënuan debutimin e çiftit në tapetin e kuq, Blanco iu bashkua aktores në festën pas ceremonisë Golden Globes një javë përpara. Pas ceremonisë, Gomez postoi foto të saj dhe të Blanco-s duke ndarë një puthje të ëmbël në prapaskenat e shfaqjes së çmimeve në Instagram Story. Më vonë ajo shtoi një tjetër foto të Blanco-s ku ky i fundit e puth në qafë dhe e përqafon.

selena gomez benny blanco

Sondazh

Poll