Politike

Shengeni Ballkanik, Basha: S’ mund të zevëndësojë dështimin e negociatave

10 Nëntor 2019, 15:29 Nga DOSJA
Shengeni Ballkanik, Basha: S’ mund të zevëndësojë

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për deklaratat e kryeminstrit Edi Rama në samitin e Ohrit, i cili u mbajt ditë e sotme në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një statusi në Twitter, lideri demokrat shprehet se lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar.

Sipas Bashës, dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës: 

Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!

Sot në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha mini shengen ballkanik samiti i ohrit lulzim basha mini shengen ballkanik samiti i ohrit

Sondazh

Poll