Art&Argëtim

Britney Spears godet Justin Timberlake: Shko qaj tek mami në shtëpi siç bëre herën e kaluar

Të mërkurën mbrëma, Timberlake, 43 vjeç me sa duket ndezi debatet e mëparshme gjatë një koncerti në Nju Jork.

1 Shkurt 2024, 21:55 Nga S.B
Britney Spears godet Justin Timberlake: Shko qaj tek mami në shtëpi
Britney Spears dhe Justin Timberlake

SHBA- Britney Spears i dha një përgjigje tejet të ashpër ish të dashurit të saj Justin Timberlake pasi ai e përmendi tërthorazi në koncertin e tij ditën e djeshme.

"Dikush më tha se dikush po fliste për mua në rrugë !!!" shkroi Spears përmes Instagramit të enjten së bashku me një imazh të një grupi basketbolli.

"Do ta çosh në gjykatë apo do shkosh tek mami duke qarë në shtëpi siç bërë herën e kaluar ???" shtoi ajo. "Nuk me vjen keq !!!"

Të mërkurën mbrëma, Timberlake, 43 vjeç me sa duket ndezi debatet e mëparshme gjatë një koncerti në Nju Jork.

“Do të doja të përfitoja nga ky rast për t'i kërkuar falje absolutisht askujt,” tha Justin para audiencës përpara se të këndonte hitin e tij të vitit 2002 “Cry Me a River”, i cili u frymëzua nga Spears që e tradhtoi atë gjatë marrëdhënies së tyre.

"Çfarë goditjeje!" komentoi një kritik poshtë një klipi të pseudo-faljes së Timberlake.

Spears zbuloi në kujtimet e saj të tetorit 2023,në librin e saj "Woman in me", se ajo pati pësuar një abort gjatë lidhjes me Timberlake sepse ai nuk ishte i lumtur për shtatzëninë dhe nuk donte të bëhej baba. Në fillim të kësaj jave, Princesha e pop-it i kërkoi publikisht falje kujtdo që "ofendoi" me librin e saj të mbushur me bomba, duke shkruar në një postim që më pas e  fshiu në Instagram, "Më vjen shumë keq". Lëvdatat e papritura të Spears për këngëtarin e "Mirrors" erdhën disa ditë pasi fansat e saj blenë dhe dëgjuan me furi këngën e saj të vitit 2011 "Selfish" për të parandaluar që kënga e Justin me të njëjtin titull të kryesonte top-listën.

britney spears justin timberlake

Sondazh

Poll