Art&Argëtim

Kate Middleton duke punuar nga shtëpia, planifikon kthimin në detyrë pas operacionit

Burimi shtoi se Middleton tashmë po planifikon takime dhe po flet me ekipin për t'u përgatitur për rikthimin e saj.

1 Shkurt 2024, 14:33 Nga S.B
Kate Middleton duke punuar nga shtëpia, planifikon kthimin në
Kate Middleton

LONDËR- Kate Middleton është gati të kthehet në punë pasi i është nënshtruar një operacioni në bark. Një person i brendshëm i pallatit pohoi se Princesha e Uellsit është kthyer duke punuar nga shtrati i saj në Adelaide Cottage në Windsor ndërsa përgatitet të kthehet në detyrat publike afër Pashkëve. Burimi shtoi se Middleton tashmë po planifikon takime dhe po flet me ekipin për t'u përgatitur për rikthimin e saj. Megjithatë Kensington Palace ka pohuar se familja mbretërore nuk do të dalë në publik derisa ajo të shërohet plotësisht.

Middleton 42 vjeç, iu nënshtrua një operacioni në fillim të këtij muaji. Megjithëse arsyeja e operacionit nuk u zbulua, Page Six mësoi se ishte një komplikacion serioz por jo e lidhur me kancerin. Pavarësisht se operacioni ishte planifikuar paraprakisht, procedura u mbajt aq e fshehtë sa që as këshilltarët e saj më të afërt nuk e dinin se ajo do të operohej sepse ajo dhe bashkëshorti i saj Princi William, donin të ruanin privatësinë.

Tre fëmijët e çiftit Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis nuk e vizituan nënën e tyre në spital por thuhet se kanë folur në kamera me të gjatë qëndrimit. Një burim i tha Entertainment Tonight se Princi i Uellsit dhe Middleton nuk donin të prishnin rutinën e fëmijëve të tyre duke i detyruar ata të vinin në spital. Edhe pse Middleton nuk pati mundësinë të shihte fëmijët e saj teksa ajo po rikuperohej, gjithsesi ajo mori një vizitë nga Mbreti Charles.

"Ajo po bën progres të mirë," tha të hënën një zëdhënës i pallatit Kensington. “Familja Uells është mirënjohëse për urimet e mira që kanë marrë nga e gjithë bota.”

kate kate middleton princ william

Sondazh

Poll