Art&Argëtim

Bebe Rexha për "Grammy Awards": Kur nuk e fitova me “Meant To Be”, nuk do e fitoj ndonjëherë

Rexha dhe Guetta janë nominuar këtë vit për çmimin “Kënga më e mirë e zhanri Dance/Pop”, dhe kanë bashkëpunuar në disa këngë të njohura ndër vite, që nga bashkëpunimi i tyr i parë “Hey Mama” në vitin 2015, e deri te hiti viral i vitit 2022, “I’m Good (Blue)”.

1 Shkurt 2024, 13:45 Nga M.B
Bebe Rexha për "Grammy Awards": Kur nuk e fitova me “Meant
Bebe Rexha

SHBA- Bebe Rexha do të marrë pjesë këtë vit në “Grammy Awards” për herë të dytë, së bashku me bashkëpunëtorin e saj David Guetta. Rexha dhe Guetta janë nominuar këtë vit për çmimin “Kënga më e mirë e zhanri Dance/Pop”, dhe kanë bashkëpunuar në disa këngë të njohura ndër vite, që nga bashkëpunimi i tyr i parë “Hey Mama” në vitin 2015, e deri te hiti viral i vitit 2022, “I’m Good (Blue)”. Nga ky bashkëpunim ka lindur edhe nominimi i vitit të kaluar për hitin “I’m Good (Blue)”. Bebe e përshkruan marrëdhënien me Guettan si një dinamikë vëllazërore.

“Nganjëherë ai më bezdis dhe nganjëherë unë e bezdis atë, por mendoj se të dy jemi shumë mirënjohës ndaj njëri-tjetrit. Ne jemi gjithmonë në kontakt, kemi bërë miq të ngushtë dhe mendoj se me siguri do të ketë më shumë bashkëpunim në të ardhmen, qoftë unë duke shkruar ndonjë tekst për të, ai duke kompozuar për mua, apo duke bërë gjëra për të tjerët, kimia jonë muzikore është vërtetë shumë e veçantë”, tha ajo për Forbes.

Rexha kujton takimin e parë me Guettan në studiot e Atlantic Records në Los Angeles.

“Kujtoj se më thirrën një ditë para regjistrimit të këngës. Ishte shumë spontane dhe kur mbërrita, prisja të isha vetëm në një dhomë me të, por ai në fakt kishte gjashtë dhoma në punë sepse ishte shumë i përqëndruar në përfundimin e albumit të tij atëherë. Kështu që kishte njerëz në çdo dhomë dhe në fund ai hyri në dhomën tonë dhe tha, ‘Dua të të tregoj një ide, por i mungon një strofë. Ai kompozoi atë që tani është ‘Hey Mama’, dhe mendoj se ai la dhomën për 10 deri në 15 minuta dhe unë hyra në kabinën e incizimit dhe vendosa një melodi dhe i vendosëm tekstet dhe kur ai u kthye, ishte krejtësisht e përfunduar. Ishte shumë i befasuar”, tha ajo.

Ky vit shënon nominimin e katërt të 'Grammy' për Bebe Rexhën. “Meant To Be”, një bashkëpunim me Florida Georgia Line, i siguroi një nominim për çmimin “Performanca më e mirë duo/grup e zhanrit country” në vitin 2019, kur u nominua në të njëjtën kohë edhe për çmimin “Artistja e re më e mirë”, i cili shkoi në duart e Dua Lipës.

“Mendova me siguri se me ‘Meant To Be’ e kisha në xhep. Me ‘I’m Good’ isha pak e pasigurt sepse Beyonce ishte në kategorinë dhe ishte si, ‘Nëse do të humbasësh nga dikush, do të jetë nga Beyonce’. Por me ‘Meant To Be’… nëse nuk e fitova për atë, nuk pres të fitoj për asgjë tjetër. Por kurrë nuk e di. Ajo që më impresionon është se edhe pas disa vitesh unë jam ende këtu”, thotë Rexha.

bebe rexha

Sondazh

Poll