Art&Argëtim

FOTO/ Britney Spears zbulon pak nga projekti i ri, veshur me një kostum të tejdukshëm

Ndërsa Spears nuk dha detaje mbi planet e saj, veshja vezulluese që e kombinonte me taka kafe me platformë, dukej se u jep fansave shpresë se ajo do të dilte sërish në skenë pas një kohe të gjatë.

31 Janar 2024, 19:34 Nga S.B
FOTO/ Britney Spears zbulon pak nga projekti i ri, veshur me një kostum
britney spears

SHBA- Këngëtarja e njohur Britney Spears zbuloi se është duke punuar në një projekt të ri muzikor ndërsa kërcente përpara kamerës veshur me një kostum të tejdukshëm. Britney shpërndau të martën një video të zjarrtë në Instagramin e saj, e cila e tregonte atë duke kërcyer vërdallë shtëpisë plot hijeshi me kostumin plot xixa e shkëlqim me dizajne lulesh që mbulonin gjoksin e saj.

“Vetëm pak nga projekti i ri që vjen së shpejti !!! SEX N DIAMONDS”, ka shkruar ajo klip i cili i është bashkangjitur edhe një imazh me një tufë lulesh.

Ndërsa Spears nuk dha detaje mbi planet e saj, veshja vezulluese që e kombinonte me taka kafe me platformë, dukej se u jep fansave shpresë se ajo do të dilte sërish në skenë pas një kohe të gjatë.

"Mamaja e muzikës po vjen ,ju të gjithë," tha një nga komentuesit.

Megjithatë fansat mund të jenë më shumë optimistë seç duhet ,duke pasur parasysh se këngëtarja e "Gimmie More" u zotua se nuk do të bënte më kurrë muzikë.

“Vetëm që të jemi të qartë se shumica e lajmeve janë plehra !!! Ata vazhdojnë të thonë se po u drejtohem njerëzve të rastësishëm për të bërë një album të ri… Unë nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës!!!” shkroi Spears në Instagram më 3 janar.

FOTO/ Britney Spears zbulon pak nga projekti i ri, veshur me një kostum
britney spears

"Kur shkruaj, shkruaj për argëtim ose shkruaj për njerëzit e tjerë !!!" vazhdoi ajo, duke shtuar se ajo është një “shkruese fantazmë” e cila ka shkruar mbi 20 këngë për njerëz të tjerë në dy vitet e fundit. Ndërsa ka kohë që Spears ka lëshuar këngë solo, ajo u shfaq në "Hold Me Closer", një bashkëpunim me Elton John në 2022 dhe "Mind Your Business", me Will.i.am në 2023. “Regjistrimi i ‘Hold Me Closer’ dhe nxjerrja e tij ishte një përvojë fantastike,” shkroi ajo në kujtimet e saj të vitit 2023, “The Woman In Me”. Prioriteti i saj nuk është të shtyjë muzikën e saj përpara, por të gjejë veten.

britney spears

Sondazh

Poll