Art&Argëtim

E detyroi të anulonte turin evropian, Celine Dion vjen me një dokumentar për betejën e saj me sindromën nga e cila vuan

Në dhjetor 2022, Dion iu drejtua fansave të saj me lot në sy, duke thënë se sëmundja që ka është e pashërueshme dhe e ka detyruar të anulojë turneun evropian.

31 Janar 2024, 16:50 Nga r.ll
E detyroi të anulonte turin evropian, Celine Dion vjen me një
celine dion

SHBA- Këngëtarja shumë e njohur Celine Dion ka vendosur të ndajë luftën e saj me sindromën nga e cila vuan me miliona fansa të saj në mbarë botën.

Përmes dokumentarit të titulluar “Unë jam Celine Dion” nga Irene Taylor Brodsky, do të shfaqet në ekran beteja e këngëtares së njohur me çrregullimin e rrallë neurologjik, me të cilin është diagnostikuar dhe që prek trurin dhe palcën kurrizore.

Kujtojmë se në një video në rrjetet sociale në dhjetor 2022, ajo njoftoi fansat e saj se po e shtynte turneun e saj botëror për shkak të sindromë që që ndikoi në mënyrën e të ecurit dhe të kënduarit. Krijuesit e projektit dhe ylli botëror shpresojnë që dokumentari "do të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për këtë gjendje pak të njohur, shkruajnë mediat e huaja.

Në dhjetor 2022, Dion iu drejtua fansave të saj me lot në sy, duke thënë se sëmundja që ka është e pashërueshme dhe e ka detyruar të anulojë turneun evropian. Më konkretisht bëhet fjalë për "Courage World Tour",  ku u anuluan tetë koncerte të planifikuara për verën e vitit 2023.


celine dion

Sondazh

Poll