Art&Argëtim

Kanye West shokon me foton tepër intime të gruas së tij Bianca Censori

Ajo nuk i la vend imagjinatës dhe këtë e tregonte tejdukshmëria e veshjes së saj .

31 Janar 2024, 18:04 Nga S.B
Kanye West shokon me foton tepër intime të gruas së tij Bianca
kanye west dhe bianca censori

SHBA- Kanye West reperi 46 vjeçar, ndau një foto tepër zbuluese të arkitektes australiane e veshur në mënyrë ekstreme që shfaqte trupin e saj të lakuar dhe me forma. Të brendshmet jashtëzakonisht të guximshme u shoqëruan me një bluzë ‘Yeezy’ 16 £ të markës 'WET' në pjesën e gjoksit. Ajo nuk i la vend imagjinatës dhe këtë e tregonte tejdukshmëria e veshjes së saj .

Bukuroshja brune e kompletoi veshjen me një kapele ‘Bluemarble’ tej mase të madhe me print leopardi që ia mbulonte komplet fytyrën. Aksesori i guximshëm u mor nga xhirimet e papritura të së mërkurës së kaluar në Culver City, Kaliforni. Duke i shtuar disa centimetra pamjes së saj tërheqëse, Bianca veshi një palë taka stileto modeste të zeza me majë, të cilat shfaqnin një detaj diamanti. Xhirimi i saj i improvizuar u përqendrua në një banjë të çuditshme të frymëzuar nga vitet '70, e cila ishte me pllaka jeshile dhe modele lulesh të vjetra.

Kanye West shokon me foton tepër intime të gruas së tij Bianca
bianca censori

Themeluesi i ‘Yeezy’ Kanye, ndau fotografinë shumë zbuluese për 18.7 milionë ndjekësit e tij në Instagram. Ylli i "All Of The Lights" e kishte menduar vërtet kur tha "jo pantallona këtë vit" në fillim të këtij muaji, pasi kjo nuk është hera e vetme që Bianca është parë duke shtyrë kufijtë e modës. Bianca ka modeluar më parë një veshje të ngjashme pasi kishte veshur një palë të brendshme mikroskopike nga marka e veshjeve të Kim Kardashian. Kim ish gruaja e West, kishte debutuar më parë këtë dizajn në shkurt 2022, me dizajnin minimal që theksonte format e saj të famshme.

kanye west bianca censori kim kardashian yeezy

Sondazh

Poll