Art&Argëtim

Lionel Richie thyen heshtjen për shtatzëninë e vajzës Sofia, refuzon të quhet 'gjysh'

Pasi çifti shpërndau këtë javë një video të zbulimit të gjinisë së fëmijës së tyre në shtëpi, Lionel u kap në befasi nga ky lajm.

31 Janar 2024, 18:08 Nga S.B
Lionel Richie thyen heshtjen për shtatzëninë e vajzës Sofia,
lionel dhe sofia richie

SHBA- Lionel Richie krijuesi i hitit "All Night Long" zbuloi se është i emocionuar për vajzën e tij Sofia dhe bashkëshortin e saj Elliot Grainge, pasi ata njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

“E vogla ime po lind një fëmijë”, tha këngëtari i “Hello” për “Entertainment Tonight” të hënën. “Dhe unë jam shumë i emocionuar për Elliot dhe Sophia. Ata janë tamam mbi re në këto momente.”

Pasi çifti shpërndau këtë javë një video të zbulimit të gjinisë së fëmijës së tyre në shtëpi, Lionel u kap në befasi nga ky lajm.

"E dini, nuk ka asnjë sekret me ata të dy," tha ai me shaka me lajmin se dyshja do të kenë një vajzë. “Unë vazhdoj të them, ‘Mbaje sekret, në rregull?’ Por po, kjo është ajo që po ndodh. Jam shumë i lumtur."


Fituesi 4 herë i ‘Grammy’ është tashmë gjyshi i dy fëmijëve të vajzës tjetër të tij Nicole Richie. Por megjithëse ai tashmë është një gjysh i njohur, Lionel nuk ka interes dhe dëshirë të quhet "gjysh".


"Unë jam ‘pop-pop’, ne në shtëpi nuk e njohim fjalën gjysh. Është shumë term i thellë për mua.” shtoi Lionel


Krijuesi i hitit "Dancing on the Tailing" zbuloi emrin e vetëm që është rreptësisht i ndaluar për vajzën e Sofisë dhe Elliot dhe është pikërisht emri Lionella.


“Unë do t'ua lë në dorë prindërve. Unë thjesht do të jem ‘Pop-Pop-i’ i dashur që hyn në derë dhe llaston fëmijën," tha ai.

Lionel Richie thyen heshtjen për shtatzëninë e vajzës Sofia,
sofia richie

Sofia zbuloi lajmin e shtatzënisë së saj për Vogue javën e kaluar. Modelja e cila është rreth gjashtë muaj shtatzënë, tha se publikimin e lajmit e mbajti të fshehtë për të mbrojtur hapësirën e saj. Dyshja doli publike me lidhjen e tyre në fillim të vitit 2021 dhe u martuan një vit më vonë në një ceremoni luksoze në Francë me Paris Hilton, Cameron Diaz dhe të tjerë të ftuar.

lionel richie sofia richie

Sondazh

Poll