Art&Argëtim

Nuk u nominua në "Oscars 2024", Margot Robbie: Nuk ndihem keq për veten, Gerwing bëri një gjë që ndodh një herë në jetë

Fansat u zemëruar pas shpallje së nominimeve të javës së kaluar për 'Oscars 2024', ku regjisorja Greta Gerwig u la jashtë kategorisë së ‘regjisores më të mirë’ dhe Robbie jashtë garës së ‘aktores më të mirë’.

1 Shkurt 2024, 09:35 Nga M.B
Nuk u nominua në "Oscars 2024", Margot Robbie: Nuk ndihem keq
Margot Robbie

SHBA- Aktorja Margot Robbie më në fund ka folur për lënien jashtë nominimit në kategorinë "aktorja më e mirë" në Oscar për filmin “Barbie”. Fansat u zemëruar pas shpallje së nominimeve të javës së kaluar për 'Oscars 2024', ku regjisorja Greta Gerwig u la jashtë kategorisë së ‘regjisores më të mirë’ dhe Robbie jashtë garës së ‘aktores më të mirë’.

“Nuk ka asnjë asgjë për t’u ndjerë më keq kur e dini se jeni kaq e bekuar”, tha Robbie ndërsa iu drejtua audiencës në një shfaqje speciale SAG-AFTRA.

Ajo tha se “padyshim” mendonte se Gerwig duhej të ishte nominuar sepse “ajo që bëri është një gjë që ndodh një herë në karrierë, një herë në jetë”. Megjithatë, ajo u shpreh e lumtur për të gjitha nominimet për çmimin Oscar që filmi mori, duke thënë se ishte “përtej ekstazës” nga tetë nominimet kolektive të filmit. Përveç ‘filmit më të mirë’, një nominim që përfshin Robbie sepse ishte producente, “Barbie” mori vlerësime për ‘skenarin më të mirë’, ‘këngën më të mirë origjinale’ (për “I’m Just Ken” dhe “What Was I Made For?”), ‘kostumografi’ dhe ‘dizajni më i mirë i prodhimit’. “Barbie” është aktualisht filmi me fitimet më të larta i realizuar nga një grua, duke fituar 1.4 miliardë dollarë në arkat botërore vitin e kaluar.

 

barbie margot robbie

Sondazh

Poll