Sport

Gjykata përjashton mundësinë e gjykimit të Dani Alves, me dyer të mbyllura…

Gjyqi do të fillojë të hënën e ardhshme, më 5 shkurt

1 Shkurt 2024, 12:35 Nga DOSJA
Gjykata përjashton mundësinë e gjykimit të Dani Alves, me

SPANJE - Gjykata e Barcelonës ka përjashtuar mundësinë që gjyqi kundër futbollistit Dani Alves për përdhunimin e dyshuar të një të reje në klubin e natës Sutton, të mbahet me dyer të mbyllura, me përjashtim të deklaratës së gruas, ku nuk do të lejohet shpërndarja e imazheve, ose audiot e gjyqit.

Me urdhër, seksioni 21 i Gjykatës, ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë që gjyqi ndaj Dani Alves të zhvillohet me dyer të mbyllura me kërkesë të viktimës, por garanton masa për mbrojtjen e identitetit të viktimës, pasi ankuesja nuk dëshiron të ketë një ballafaqim të saj vizual me të akuzuarin.

Në këtë mënyrë, media do të mund të ndjekë gjykimin me sinjal të brendshëm, pa transmetuar imazhe apo tinguj të tij dhe viktima do të dëshmojë e mbrojtur nga shikimi i Alves me një ekran, me imazhin e pikseluar dhe zërin e deformuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll