Bota

Përplasen dy avionë në Japoni, shpëtojnë të gjithë pasagjerët, anulohen 10 fluturime

Konkretisht, dy avionë të All Nippon Airways u përplasën me krahët e njëri-tjetrin teksa ishin në pistën e aeroporti

1 Shkurt 2024, 12:33 Nga N.F
Përplasen dy avionë në Japoni, shpëtojnë të
Foto ilustruese

JAPONI- Një incident është regjistruar ditën e sotme në Japoni ku janë përplasur dy avionë në aeroportin Itami të Osakës. Konkretisht, dy avionë të All Nippon Airways u përplasën me krahët e njëri-tjetrin teksa ishin në pistën e aeroportit. Nga incidenti janë pëzulluar 10 fluturime.

Nuk raportohet për të lënduar në mesin e pasagjerëve dhe ekuipazhit të avionit. Sipas raporteve fillestare, njëri avion kishte 69 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit dhe po përgatitej për ngritje, kur krahu i tij i djathtë u përplas me atë të avionit tjetër të së njëjtës kompani, me 65 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, i cili sapo ishte ulur. All Nippon Airways nisi menjëherë hetimet për shkakun e rrëzimit dhe siguroi të punonte ngushtë me autoritetet e aeroportit gjatë hetimit.

japoni avione perplas

Sondazh

Poll