Bota

Vrasja e Liridonës, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla dëshmojnë sërish në prokurori

Lajmin e ka konfirmuar avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku.

1 Shkurt 2024, 11:10 Nga M.B
Vrasja e Liridonës, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla dëshmojnë
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

KOSOVA- Naim Murseli, i dyshuar për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, do të vijojë dëshminë para Prokurorisë Themelore në Prishtinë këtë të enjte. Lajmin e ka konfirmuar për Telegraf avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku.

“Po, klienti im do të dëshmojë para Prokurorisë sot pasdite”, ka thënë avokatja, teksa ka shtuar se paradite ka dëshmuar Kushtrim Kokalla, i dyshuari tjetër lidhur me rastin, i cili është edhe nipi i Naim Murselit.

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi në dhjetor të vitit 2023, për të vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen Liridona Ademajt.

liridona ademaj naim murseli

Sondazh

Poll