Bota

Shkoi të takonte kryetarin e komunës së Zveçanit, KFOR nuk lejon ministrin Krasniqi të hyjë brenda objektit

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur të hënën kur ministri kishte shkuar për ta takuar kryetarin e komunës së Zveçanit.

1 Shkurt 2024, 11:28 Nga N.F
Shkoi të takonte kryetarin e komunës së Zveçanit, KFOR nuk
Foto ilustruese

KOSOVË- Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka deklaruar se ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elber Krasniqit i është ndaluar hyrja në objektin e Komunës së Zveçanit nga ana e KFOR-it. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur të hënën kur ministri kishte shkuar për ta takuar kryetarin e komunës së Zveçanit.

“KFOR-i nuk lejoi ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, më 29 janar 2024, në orët e pasdrekës derisa Ministri i Qeverisë së Kosovës shkoi për ta takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit”, ka shkruar Ramadani.

“Në fakt, KFOR-i nuk ka pasur të drejtë t’i ndalojë hyrjen Ministrit Krasniqi, ndërsa kjo është një dëshmi fort e keqe për nivelin e raporteve midis Qeverisë së Kosovës dhe prezencën ndërkombëtare ushtarake”, shtoi ai.

zvecan kosova

Sondazh

Poll