Bota

Punonjësit e 11 aeroporteve kryesore ngrihen në grevë në Gjermani, pezullohen më shumë se 1000 fluturime

Në greve janë ngritur rreth 25,000 punonjës të sigurisë në këto 11 aeroporte.

1 Shkurt 2024, 09:13 Nga N.F
Punonjësit e 11 aeroporteve kryesore ngrihen në grevë në
Foto ilustruese

GJERMANI- 11 aeroportet kryesore gjermane kanë hyrë në grevë që nga orët e para të mëngjesit duke sjellë anulimin e mijëra fluturimeve. Në greve janë ngritur rreth 25,000 punonjës të sigurisë në këto 11 aeroporte. Sindikata Ver.di thirri një grevë 24-orëshe, duke kërkuar rritje prej 2,80 €/orë dhe më shumë bonuse jashtë orarit.

Sipas punëdhënësve, përmbushja e kërkesave do të nënkuptonte kosto shtesë prej 250 milionë eurosh vetëm për vitin aktual. Demonstratat e sotme kanë të bëjnë me aeroportet e Berlinit, Frankfurtit, Hamburgut, Shtutgartit, Bremenit, Hanoverit, Këlnit, Dyseldorfit, Lajpcigut, Erfurtit dhe Dresdenit, ndërsa nga aeroportet kryesore funksionon vetëm ai i Mynihu-t.


Kontrolli i punëtorëve, udhëtarëve, mallrave dhe bagazheve varion shumë i kufizuar në varësi të pjesëmarrjes së punëtorëve në grevë. Ka raste ku edhe nuk po kryhen fare këto procedura si në aeroportet e Berlinit, Hamburgut dhe Shtutgartit tashmë janë anuluar. Në total, vlerësohet se sot nuk do të kryhen më shumë se 1000 fluturime të planifikuara.

gjermani aeroport greve

Sondazh

Poll