Bota

Lufta në Gaza, Udhëheqësi i Hamasit shkon në Egjipt për të biseduar mbi propozimet për armëpushim

Ditët e fundit, ushtria izraelite ka mundur njësitë e Hamasit në pjesën lindore të tij dhe tani është duke u fokusuar në perëndim.

1 Shkurt 2024, 10:21 Nga N.F
Lufta në Gaza, Udhëheqësi i Hamasit shkon në Egjipt për
Foto ilustruese

IZRAEL- Udhëheqësi i Hamasiy, Ismail Haniya gjatë ditës do tw vizitojw Egjiptin ku do tw bisedohet mbi një armëpushim të ri të mundshëm në Rripin e Gazës. Ditët e fundit, ushtria izraelite ka mundur njësitë e Hamasit në pjesën lindore të tij dhe tani është duke u fokusuar në perëndim.

Nga ana e saj, OKB- ja flet për "bombardime intensive" nga skaji në fund të Rripit të Gazës dhe veçanërisht në Khan Younis. Ai vë në dukje se 184,000 palestinezë të tjerë u shtuan në listën e njerëzve në nevojë për ndihmë humanitare pasi u detyruan të largoheshin nga pjesa perëndimore e qytetit.

Zyrtari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Michael Ryan tha se pothuajse katër muaj pas shpërthimit të luftës që ka shkaktuar shkatërrime të gjera në enklavën e rrethuar palestineze, popullsia e saj "po vuan nga uria". Ndërsa, sipas një raporti paraprak nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimi më shumë se gjysma e ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht dhe enklava palestineze tani është "e pabanueshme".

 

hamas gaza palestine

Sondazh

Poll