Bota

“Shërbimi i detyrueshëm ushtarak”, ministri serb i Mbrojtjes: Nuk ka lidhje me Kosovën

Sipas Vuçeviç, shërbimi i detyruar ushtarak nuk do të thotë “përgatitje për luftë”.

1 Shkurt 2024, 10:31 Nga M.B
“Shërbimi i detyrueshëm ushtarak”, ministri serb i
Millosh Vuçeviç

SERBIA- Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç ka thënë se pas 13 vitesh nga pezullimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, janë paraqitur argumente për diskutim publik për ta shfuqizuar atë pezullim. Sipas Vuçeviç, shërbimi i detyruar ushtarak nuk do të thotë “përgatitje për luftë”. Vuçeviç tha për RTS se kthimi i shërbimit ushtarak nuk ka të bëjë me problemet në Kosovë. Ministri serb shtoi se çdo vit ushtria e tyre humbet rreth 60 mijë ushtarë nga rezerva, për shkak të moshës së vjetër dhe njëkohësisht çdo vit pranon apo regjistron rreth 1500 pjesëtarë të rinj profesionistë.

Vuçeviç shtoi se nëse rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, Forcat e Armatosura Serbe do të mbajnë edhe kuadrin e tyre profesional.

serbia millosh vucevic

Sondazh

Poll