Sport

Federata Saudite kundër Mancinit: “Largimi nga fusha i papranueshëm”...

Presidenti i Federatës Saudite të Futbollit: "Ai ka të drejtë të shpjegojë këndvështrimin e tij dhe më pas do të vendosim"

31 Janar 2024, 13:51 Nga DOSJA
Federata Saudite kundër Mancinit: “Largimi nga fusha i

ARABIA SAUDITE - Çështja Roberto Mancini shpërthen në Arabinë Saudite. Trajneri italian përfundoi në një stuhi, pasi u largua nga fusha para përfundimit të penalltive: ai menjëherë kërkoi falje, duke pretenduar se mendoi që ndeshja kishte mbaruar dhe nuk u ndal për të parë penalltinë vendimtare koreano-jugori Hwang Hee-chan, që eliminoi skuadrën saudite. 

"Ne do të diskutojmë me të, sepse ajo që ndodhi është e papranueshme, - tha presidenti i Federatës Saudite të Futbollit, Yasser Al-Misehal, në një intervistë me transmetuesin saudit “SSC”. - Ai ka të drejtë të shpjegojë këndvështrimin e tij dhe pastaj ne do të vendosim për veprimin e duhur. Teknikisht jemi të kënaqur me paraqitjen në Kupën e Azisë, megjithëse nuk më pëlqen kurrë të humbas."

Mancini tentoi t'i hidhte ujë zjarrit në konferencën për shtyp: "Kërkoj falje që u largova para fundit, mendova se ndeshja tashmë kishte përfunduar, - shpjegoi trajneri. - Nuk doja të mos respektoja askënd. Dua t’i them faleminderit të gjithëve lojtarëve të mi për atë që bënë. Ata po përmirësohen shumë. Jam shumë i lumtur dhe shumë i trishtuar. I trishtuar sepse u eliminuam, por në të njëjtën kohë i lumtur, sepse u përmirësuam shumë. Ne punuam për një muaj së bashku dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Tani ne jemi një ekip, edhe nëse është e qartë se duhet të përmirësohemi."

Mancini nuk po rrezikon vendin e tij dhe stoli i tij ende duket solid. Por të gjithë sytë janë tek ai dhe tani është e ndaluar të bësh gabime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll