Sport

Mbyllet tregu, francezi Karim Benzema do të qëndrojë te Al-Ittihad...

Nuk raportohen hollësi për përfundimin e "telenovelës"...

31 Janar 2024, 08:30 Nga DOSJA

Mbyllet tregu, francezi Karim Benzema do të qëndrojë te

ARABIA SAUDITE - Përfundon “telenovela”, Karim Benzema do të vazhdojë sezonin te Al-Ittihad, raportohet së fundi.

Deri në orën 22:00 të mbrëmjes së djeshme, kur merkato në Arabinë Saudite u mbyll dhe ishte mundësia për të ndryshuar klub, sulmuesi francez kishte vendosur tashmë të qëndronte.

Ai do të vazhdojë në Arabinë Saudite gjatë gjithë sezonit pasi, me përjashtim të një surprize të madhe, ai nuk do të kalojë në një ligë tjetër, në këto dy ditë të mbetura të merkatos në vende të tjera.

Këtë të martë nuk ishte planifikuar asnjë takim në klub për të diskutuar çështjen e Benzema dhe as ndonjë takim mes trajnerit të skuadrës, Marcelo Gallardo dhe sulmuesit francez.

Ai nuk i ka kërkuar falje askujt nga Ittihad për vonesën për rifillimin e stërvitjes, teksa pretendon të jetë bllokuar në një ciklon në Mauritius. Benzema ka dy javë që po stërvitet i vetëm në Jeddah.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll