Sport

Hidhet shorti, goglat përcaktojnë çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë…

Në ndeshjet e fazës çerekfinale do të përdoret edhe sistemi VAR.

31 Janar 2024, 13:31 Nga DOSJA

Hidhet shorti, goglat përcaktojnë çiftet çerekfinaliste

TIRANE - Është hedhur paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024.

Gjatë hedhjes së shortit të pranishëm ishin drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe katër çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Egnatia - Laçi, Partizani - Kukësi, Vllaznia - Erzeni dhe Tirana - Teuta.

Hidhet shorti, goglat përcaktojnë çiftet çerekfinaliste

Ndeshjet e kësaj faze do të luhen me sistem vajtje-ardhje në datat 20-21 shkurt dhe 5-6 mars, ndërkohë që ndeshjet e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve që ishin të pozicionuara në vazon e dytë. Gjithashtu në ndeshjet e fazës çerekfinale do të përdoret edhe sistemi VAR.

Ja dhe datat e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:

20/21.02.2024: Laçi - Egnatia                       

20/21.02.2024: Teuta - Tirana                           

20/21.02.2024: Kukësi - Partizani                    

20/21.02.2024: Erzeni - Vllaznia                       

05/06.03.2024: Egnatia - Laçi

05/06.03.2024: Tirana - Teuta

05/06.03.2024: Partizani - Kukësi

05/06.03.2024: Vllaznia – Erzeni

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll