Sport

VIDEO/ Arsenali rikthehet në vetëm dy pikë pas Liverpoolit, Newcastle dominon dhe thyen Aston Villan në shtëpi…

Duke fituar ndaj Nottingham Forest këtë të martë (2-1), Arsenali u rikthye përkohësisht në dy pikë pas liderit Liverpool në Premier League. Nga ana e saj, Newcastle i shkaktoi Aston Villas humbjen e parë të sezonit (3-1) në shtëpi.

31 Janar 2024, 04:04 Nga DOSJA

VIDEO/ Arsenali rikthehet në vetëm dy pikë pas Liverpoolit,

ANGLI - Fitues në fushën e Nottigham Forest këtë të martë (2-1), Arsenali pozicionohet në vendin e dytë në Premier League dhe u rikthye përkohësisht në dy pikë prapa liderit Liverpool.

“Topçinjtë” janë tre pikë përpara Manchester Cityt, i cili ka dy ndeshje më pak. Lojtarët e Mikel Artetës kaluan në epërsi në minutën e 65-të pas një goditje nga këndi me Gabriel Jesus, përpara se të dyfishonin rezultatin me Saka (72). Awoniyi e ngushtoi rezultatin në minutën e 89-të, por Arsenali ruajti avantazhin, pavarësisht golit të nigeriani.

Në ndeshjet e mbrëmjes, Newcastle krijoi surprizë, duke fituar në fushën e Aston Villas (3-1), të pamposhtur këtë sezon për kampionat në Villa Park.

“Magpies” u shkëputën pas gjysmë ore lojë pas një dopiede nga Schar (32’ dhe 36’), përpara se të trefishonin epërsinë pas pushimit me autogolin e Morenos (53’). Watkins lehtësoi poshtërimin (71’), duke bërë rezultatin në 1-3 për Aston Villan, i cili mbetet i katërti në renditjen e Premier League.

Në ndeshjet e tjera të ditës së 22-të të planifikuara për këtë të martë, Brighton u fundos në Luton me një “hat-trick” të Adebayo (0-4), Fulham dhe Everton neutralizuan njëri-tjetrin (0-0), dhe Crystal Palace e shtyu Sheffieldin pak më tej me golin e fitores nga Michael Olise (3-2).

Të mërkurën, Liverpool pret Chelsean (21:15) dhe Manchester City pret Burnley (20:30).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll