Mbyllet tregu, francezi Karim Benzema do të qëndrojë te Al-Ittihad...
ARABIA SAUDITE - Përfundon “telenovela”, Karim Benzema do të vazhdojë sezonin te Al-Ittihad, raportohet së fundi. Deri në...
Kur ishte vetëm 13 vjeç, në një restorant në qytetin katalanas, u nënshkrua dokumenti i parë që lidhte argjentinasi me klubin e jetës së tij.

SPANJE - Më 14 dhjetor 2000, Lionel Messi, vetëm 13 vjeç, së bashku me menaxherin e tij në atë kohë, Horacio Gaggioli dhe Carles Rexach, lojtar historik, menaxher dhe sekretar teknik i Barcelonës në atë kohë, hëngrën drekë në një restorant në Montjuic, pronari i të cilit ishte Josep Minguella.
Rexach, i impresionuar nga talenti i fëmijës argjentinas, donte ta sillte atë në klub, por duke qenë se nuk kishte një copë letër në dispozicion, vendosi të shkruante në një pecetë se cila do të ishte kontrata e parë e argjentinasit me Blaugranët. Messi nënshkroi dhe pjesa tjetër është histori…
Today, 20 years ago, Lionel Messi signed his first contract with Barça. He did it on a paper napkin that's stored in a safe. [betevé] pic.twitter.com/eWFDHfRAyK
— barcacentre (@barcacentre) December 14, 2020
Letra e çmuar mbeti përgjithmonë në posedim të Gaggioli-t dhe tani do të dalë në ankand. Sipas gazetës katalanase “La Vanguardia”, peceta do të dalë në ankand nga Bonhams, një shtëpi e specializuar ankandi, që pret që objekti të shitet nga 350.000 deri në 585.000 euro. Ankandi do të jetë i hapur nga data 18 deri më 27 mars.
Fjalët e kontratës në pecetë
“Në Barcelonë, më 14 dhjetor 2000 dhe në prani të zotërinjve Minguella dhe Horacio, Carles Rexach, sekretar teknik i FC Barcelona, merr përsipër nën përgjegjësinë e tij dhe pavarësisht disa mendimeve për të kundërtën, të nënshkruajë me lojtarin Lionel Messi, për sa kohë të respektohen shumat e dakorduara”.
Pikërisht me këto kushte filloi lidhja e Messit me Barcelonën. U deshën ende disa javë për ta zyrtarizuar, për shkak të hezitimit të disa anëtarëve të klubit për të paguar trajtimin për problemet e rritjes që vuante “Pleshti”. Por klubi përfundimisht do ta bënte këtë dhe Messi do të kalonte 20 vitet e ardhshme duke bërë histori në Katalonjë.

B.T (Dosja.al)
ARABIA SAUDITE - Përfundon “telenovela”, Karim Benzema do të vazhdojë sezonin te Al-Ittihad, raportohet së fundi. Deri në...
BREGU I FILDISHTE - I pari në Grupin F me shtatë pikë përpara Republikës Demokratike të Kongos, Maroku u përball me Afrik&e...
ANGLI - Fitues në fushën e Nottigham Forest këtë të martë (2-1), Arsenali pozicionohet në vendin e dytë në Premie...
FRANCE - Jo vetëm PSG po pret me padurim, që sulmuesi i kombëtares franceze të shpallë vendimin e tij, por edhe Real Madridi që ...
ANGLI - Në vitin 2011 (të largët) bota magjike e Premier League tronditet deri në palcë, kur tabloidët britanikë zbulojn&eu...
ITALI - Milani dhe Conte kanë rënë dakord për gjithçka dhe sipas mediave italiane, të dyja palët do të ...
ITALI - Lara Colturi është kryefjala e sportit të skive shqiptare dhe botërore prej disa javësh. Në këtë fundjavë...
KUKES - Ishte diçka e paralajmëruar, largimi ishte thjeshtë çështje kohe. Sot raportohet se tekniku durrsak, Stavri Nica ësht&...
PARAGUAJI - Ndeshja e Cerro Porteno në shtëpi kundër 2 de Mayo, për kampionatin e Paraguajit u ndërpre ...
SHBA - Ka kërkesa të mëdha për biletat e finales së Super Bowl, ndeshja e madhe në NFL (futbolli amerikan), ...