VIDEO/ Arsenali rikthehet në vetëm dy pikë pas Liverpoolit, Newcastle dominon dhe thyen Aston Villan në shtëpi…
ANGLI - Fitues në fushën e Nottigham Forest këtë të martë (2-1), Arsenali pozicionohet në vendin e dytë në Premie...
E pabesueshme, Maroku u eliminua nga CAN nga Afrika e Jugut, e cila fitoi 2-0!

BREGU I FILDISHTE - I pari në Grupin F me shtatë pikë përpara Republikës Demokratike të Kongos, Maroku u përball me Afrikën e Jugut, i dyti në Grupin E pas Malit, në raundin e 16-të të Kupës së Kombeve Afrikane.
Pas eliminimeve të Senegalit, Egjiptit dhe Kamerunit, Maroku u tregua i kujdesshëm përpara se të afrohej në këtë takim kundër “Bafanës”. Kjo u konfirmua në pjesën e parë pasi ai nuk arriti të kalonte në epërsi dhe pse mundi të krijonte raste.
Në pjesën e dytë pritej të ndryshonte ‘muzika’ dhe Azzedine Ounahi ishte përgjegjës për dërgimin e një emocioni të parë në tribuna (48’) me një top që kaloi pak mbi traversë. E megjithatë, ishte Afrika e Jugut ajo që kaloi në epërsi në minutën e 56-të përmes Evidence Makgopa.
Gjysmëfinalistja e kompeticionit të fundit shtyu për t'u rikthyer dhe fitoi një penallti në minutën e 82-të. Por Achraf Hakimi e dërgoi topin në traversë. Skenar makthi për “Luanët e Atlasit”, të cilët përveç që panë Sofyan Amrabat të përjashtuar (90’+4), pranuan një goditje dënimi “perlë” nga Teboho Mokoena (90’+5), duke fiksuar rezultatin 2-0.
Beautiful goal from South africa ????#SouthAfrica #Maroc #CAN2023 pic.twitter.com/UmpallI5CG
— Racim ???????? (@racim205) January 30, 2024
Një zhurmë e madhe “bubullimash”, Maroku merr rrugën e kthimit në atdhe, Afrika e Jugut do të jetë kundërshtari i Kepit të Gjelbërt në çerekfinale, në një duel të planifikuar për 3 shkurt, në të njëjtën datë kur do të përballen edhe Mali dhe Bregu i Fildishtë.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Fitues në fushën e Nottigham Forest këtë të martë (2-1), Arsenali pozicionohet në vendin e dytë në Premie...
FRANCE - Jo vetëm PSG po pret me padurim, që sulmuesi i kombëtares franceze të shpallë vendimin e tij, por edhe Real Madridi që ...
ANGLI - Në vitin 2011 (të largët) bota magjike e Premier League tronditet deri në palcë, kur tabloidët britanikë zbulojn&eu...
ITALI - Milani dhe Conte kanë rënë dakord për gjithçka dhe sipas mediave italiane, të dyja palët do të ...
ITALI - Lara Colturi është kryefjala e sportit të skive shqiptare dhe botërore prej disa javësh. Në këtë fundjavë...
KUKES - Ishte diçka e paralajmëruar, largimi ishte thjeshtë çështje kohe. Sot raportohet se tekniku durrsak, Stavri Nica ësht&...
PARAGUAJI - Ndeshja e Cerro Porteno në shtëpi kundër 2 de Mayo, për kampionatin e Paraguajit u ndërpre ...
SHBA - Ka kërkesa të mëdha për biletat e finales së Super Bowl, ndeshja e madhe në NFL (futbolli amerikan), ...
BRAZIL - Neymar është në një periudhë rikuperimi. Superylli brazilian pësoi një çarje të kryqëzi...
ARABIA SAUDITE - Fernando Santos është larguar nga Portugalia pas eliminimit së tyre në çerekfinale të...