Rhodri Giggs: “Nëse do të flisja për Ryan, mund ta... kisha varrosur” - Shiko videon
ANGLI - Në vitin 2011 (të largët) bota magjike e Premier League tronditet deri në palcë, kur tabloidët britanikë zbulojn&eu...
Burime pranë PSG-së pohojnë se do të bëhet një njoftim i afërt në lidhje me të ardhmen e yllit Kylian Mbappe, i cili është nën kontratë në Paris deri në qershor 2024.

FRANCE - Jo vetëm PSG po pret me padurim, që sulmuesi i kombëtares franceze të shpallë vendimin e tij, por edhe Real Madridi që tashmë i ka bërë një propozim zyrtar futbollistit.
Kylian Mbappe ka ende kontratë me Paris Saint-Germain deri më 30 qershor 2024 dhe deri në këtë moment nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Ylli francez ka dy opsione në tavolinë. Ose do të vazhdojë me PSG-në, ku ka mundësi të zgjasë kontratën edhe për një sezon, deri në qershor 2025, ose do të ndjekë ofertën e Real Madridit.
Botimi spanjol “AS.com”, duke cituar burime pranë klubit të PSG, pretendon se një njoftim i afërt do të bëhet nga Kylian Mbappe. Brenda një jave, maksimumi dy, sulmuesi 25-vjeçar do të shpallë vendimin e tij dhe do t'i japë fund, përkohësisht ose përgjithmonë, një telenovele që zgjat prej vitesh.
Fakti që ai nuk ka marrë ende një vendim shihet me pozitivitet nga drejtuesit e PSG-së. Sipas burimit të lartpërmendur, parizienët kuptojnë nga ky detaj se “Mbappe ka dyshime nëse zgjedhja më e mirë për karrierën e tij është largimi” nga Parisi.
Megjithatë, PSG nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e kontratës së re për Mbappe. Por, nëse francezi dëshiron të qëndrojë në Paris edhe për të paktën një sezon, atëherë do të ftohet në bisedime.
Sa i përket zgjedhjes së Mbappes, situata është si më poshtë. Nëse ai aktivizon opsionin e zgjatjes edhe për një sezon me PSG-në, atëherë ai do të mbledhë, në 2024-2025, një pagë prej 70.000.000 euro bruto, 10.000.000 euro më shumë se sa merr në sezonin aktual.
Në vend të kësaj, nëse ai pranon ofertën e Real Madridit, ai do të marrë një pagë prej 30.000.000 euro bruto në sezon. Kjo është shuma maksimale që Real Madrid është i gatshëm t'i ofrojë yllit të kombëtares franceze, siç theksohet nga “AS.com”.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Në vitin 2011 (të largët) bota magjike e Premier League tronditet deri në palcë, kur tabloidët britanikë zbulojn&eu...
ITALI - Milani dhe Conte kanë rënë dakord për gjithçka dhe sipas mediave italiane, të dyja palët do të ...
ITALI - Lara Colturi është kryefjala e sportit të skive shqiptare dhe botërore prej disa javësh. Në këtë fundjavë...
KUKES - Ishte diçka e paralajmëruar, largimi ishte thjeshtë çështje kohe. Sot raportohet se tekniku durrsak, Stavri Nica ësht&...
PARAGUAJI - Ndeshja e Cerro Porteno në shtëpi kundër 2 de Mayo, për kampionatin e Paraguajit u ndërpre ...
SHBA - Ka kërkesa të mëdha për biletat e finales së Super Bowl, ndeshja e madhe në NFL (futbolli amerikan), ...
BRAZIL - Neymar është në një periudhë rikuperimi. Superylli brazilian pësoi një çarje të kryqëzi...
ARABIA SAUDITE - Fernando Santos është larguar nga Portugalia pas eliminimit së tyre në çerekfinale të...
ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për mediat para ndeshjes së ‘Citizens’ kundër Burnley-t. Natyrish...
ANGLI - Mbrojtësit e titullit të Premierligës do të kenë sërish makthe. I munguar që nga fillimi i dhjetorit, Erling Haalan...