Sport

E FUNDIT/ Rezultatet zhgënjyese, trajneri Stavri Nica largohet nga Kukësi...

Stavri Nica nuk është më trajneri i skuadrës së Kukësit.

30 Janar 2024, 19:41 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Rezultatet zhgënjyese, trajneri Stavri Nica largohet nga

KUKES - Ishte diçka e paralajmëruar, largimi ishte thjeshtë çështje kohe. Sot raportohet se tekniku durrsak, Stavri Nica është larguar përfundimisht nga skuadra e Kukësit, pas një largimi të mëparshën nga stoli verilindor.

Kjo, pasi siç raportohet, skuadra e Kukësit po vuan mungesën e rezultateve pozitive këtë sezon. Ndërkohë, deri në gjetjen e një trajneri të ri, skuadra verilindore do të stërvitet nga zv.trajneri Oltion Kërnaja.

Stavri Nica mori drejtimin e Kukësit në fillim të këtij sezoni, megjithatë qëndroi afro pesë muaj, duke mos mundur të siguronte një ecuri pozitive, pasi rreth 21 javë pas nisjes së kampionatit verilindorët renditen në vend të parafundit me 19 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 30 Janar 2024, 16:27

Guardiola njofton rikthimin e Haaland...

ANGLI - Mbrojtësit e titullit të Premierligës do të kenë sërish makthe. I munguar që nga fillimi i dhjetorit, Erling Haalan...