Protesta e opozitës jehonë në mediet ndërkombëtare: Po lënë në hije bisedimet me BE-në
5 Mars 2019, 13:19Nga DOSJA
Protesta e opozitës që u mbajt ditën e sotme për 4 orë përpara Kuvendit është pasqyruar edhe në mediet ndërkombëtare. “TRT World” ka shprehur shqetësimin në lidhje me këto demonstrata pasi sipas medies turke, këto protesta kanë lënë në hije fillimin e bisedimeve për hapjen e negociatave për futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Ndërkohë që qeveria shqiptare po përgatitet për të filluar bisedimet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, kriza politike në vend ka bërë që të ngelen në hije planet e qeverisë për të rindërtuar ekonominë dhe për të vazhduar me procesin e reformave radikale.
Shqipëria gjithashtu dëshiron të largojë pengesat tregtare me Kosovën, një politikë që mund të zemërojë qeverinë serbe, e cila ende nuk ka rënë dakord me Kosovë mbi kërkesat për korigjimin e kufijve.
Ndërsa BE është e gatshme të promovojë tregtinë e lirë dhe demokracinë, demonstratat e fundit në vend janë nënvizuar si shqetësime nga diplomatikët. Jo vetëm për anëtarësimin potencial në BE, por edhe për mënyrën se si Shqipëria po redukton korruspionin, si po e përmirëson funksionimin e ligjit dhe si do të arrihen zgjedhjet e ndershme,”– shkruhet në artikullin e “TRT World”.
Ndërkohë nga ana tjetër media belge shkruan për valën e protestave që ka përfshirë të gjithë Ballkanin. Opozita ka zhvilluar protesta jo vetëm në Shqipëri por edhe në Serbi dhe në Malin e Zi.
“Euobserver” shkruan se disa nga kryeqytetet e Ballkanit u goditën nga protestat anti-qeveritare gjatë fundjavës. Këtë sezon protestash media belge e quan ‘Pranvera Ballkanike’.
“Mijëra njerëz u mblodhën në Serbi, Shqipëri dhe Malin e Zi, duke kërkuar që udhëheqësit e korruptuar të jepnin dorëheqjen, ndërsa disa qindra gazetarë kroatë dolën në rrugët e kryeqytetit të Zagrebit kundër një vale padish të ngritura kundër tyre,”- shkruhet në artikullin e “Euobserver”.
(l.k/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë vendimin për 6 punonjësit e policisë që u arrestuan 3 ditë më parë pasi u akuzuan se ndihmonin që ‘të ndalua...
Kur skena politike e vendit po shoqërohet ditë pas dite me zhvillime dinamike që kulmuan me djegien e mandateve të opozitës duket se një tjetër temë e nxehtë do...
TIRANE– Opozita e bashkuar PD dhe LSI bashkë me aleatët ka protestuar sot për 4 orë para Parlamentit. Mijëra qytetarë të nisur nga rrethet iu bashkuan një prote...
TIRANË- Russia Today (RT), media ndërkombëtare ruse, po transmeton live protestën e opozitës sot. Ka ndodhur më parë me Euronews, ka ndodhur me Zërin e Ame...
Tiranë-Protesta e opozitës para Parlamenti po vijon. Nuk ka munguar hedhja e shashkave dhe thirrjet e protestuesve “Rama ik”, “Rama ik”.Ndërkohë një ambulancë k...
TIRANË- Ka nisur protesta e opozitës para Kuvendit, njëkohësisht me seancën plenare, ku pritet të betohen 4 deputetët më të rinj nga radhët e LSI.Protestu...
Policia ka marrë masat për protestën e opozitës, e cila është paralajmëruar të zhvillohet ditën e sotme, para parlamentit, ndërkohë që po në të njëjtin orar pri...
SHKODËR- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të kalonin drogë në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan.Bëhet fjalë për: Izmir Gjekajn, 31 vje...
TIRANË- Prishja e objekteve me vlerë historike dhe kulturore në Tiranë, siç është, prishja e Hotel Vjosës, ku është hap një ndër shkollat e para shq...