Politike

Turi katër ditor në Ballkan, ministri i Jashtëm turk nis vizitat në Tiranë nga xhamia e Namazgjasë

Pas mbërritjes së tij në kryeqytet Ministra e Jashmte turke ka ndarë në faqen zyrtare pamje nga vizita e Fidan në Xhamia e Namazgjasë.

29 Janar 2024, 11:55 Nga N.F
Turi katër ditor në Ballkan, ministri i Jashtëm turk nis vizitat
Hakan Fidan

TIRANË- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ndodhet në Tiranë në kuadër të turneut të tij zyrtar katërditor të cilin e nisi në Shqipëri. Pas mbërritjes së tij në kryeqytet Ministra e Jashmte turke ka ndarë në faqen zyrtare pamje nga vizita e Fidan në Xhamia e Namazgjasë.

“Ministri ynë Hakan Fidan vizitoi Xhaminë e Namazgjahut, e cila është në ndërtim e sipër me të mbërritur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë”, shkruan ministria ka ndarë disa foto të Fidan nga xhamia.

Ministri turk nisi sot turneun e tij zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, sipas burimeve diplomatike. Fidan do të takohet me homologët e tij për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale. Gjatë vizitës së tij, ministri i Jashtëm do të takohet edhe me biznesmenë turq dhe përfaqësues të komuniteteve turke në këto vende.

hakan fidan vizite tirane xhamia e namazgjase

Sondazh

Poll