Politike

Vasili: Skandali, Veliaj bllokon rrugën Pjetër Arbnori ne Astir për pallat banimi

Vasili akuzon kryebashkiakun Veliaj, se sipas tij, ka dhënë leje për një pallat në Astir që i bllokon rrugën banorëve. 

28 Janar 2024, 19:18 Nga DOSJA
Vasili: Skandali, Veliaj bllokon rrugën Pjetër Arbnori ne Astir
Foto ilustruese

TIRANË-Petrit Vasili deputeti i Partisë së Lirisë publikuar një status në Facebook-un e tij pasditen e sotme. Vasili akuzon kryebashkiakun Veliaj, se sipas tij, ka dhënë leje për një pallat në Astir që i bllokon rrugën banorëve. 

STATUSI I PETRIT VASILIT:

Skandali, Veliaj bllokon rrugen P.Arbnori ne Astir per pallat banimi!
E paimagjinueshme edhe rruget bllokohen per kulla ndertimi ne Tiranen e Veliajt.
Ne Astir banoret denoncojne bllokimin e Rruges.Pjeter Arbnori per ndertimin e nje pallati, qe ka marre leje nga Bashkia e Veliajt.
Policia kunder banoreve qe kerkojne çlirimin e rruges ne Astir.
Tirana me Veliajn ka marre fund dhe eshte perfundimisht ne dore te horrave.
Policia bashkiake e Veliajtqe kontrollon qytetaret edhe kur riparojne ëC e shtepive lejon e mbron edhe asgjesimin e rrugeve.
Policia qe sulmon edhe fshataret per dy tufa qepe e majdanoz lejon bllokimin dhe zhdukjen e rrugeve.
Talebanizmi i Veliajt po zhbën Tiranen!

petrit vasili

Sondazh

Poll