Politike

Kërkoi të kryente betimin si kryebashkiak/ Apeli rrëzon sërish Belerin, avokati: Duan me çdo kusht Himarën

Në seancën e sotme ishin të pranishëm avokatët e Fredi Belerit, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ambasadorja greke. 

29 Janar 2024, 10:31 Nga r.ll
Kërkoi të kryente betimin si kryebashkiak/ Apeli rrëzon
fredi belerit

TIRANË- Apeli i Posaçëm ka rrëzuar në seancën e sotme kërkesën e Fredi Belerit, i cili ka kërkuar të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Ndërkohë avokati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Eugen Gjyzari për mediat ka thënë se do të ankimojmë vendimin e sotëm në Gjykatën e Lartë. 

“Duhej bërë betimi, nuk e lënë të bëjë betimin. Ne do ankohemi në Gjykatën e Lartë. Është vendim me elementë të frymës fashiste. Vendimi i shkallës së parë stimulon veprimet e qeverisë për shpalljen gjendjes së jashtëzakonshme në Himarë. Nuk është e vërtetë. Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të asaj vendimi. Nuk na u dha arsyetimi, do ta marr tani. Jemi në fund të procesit, e njëjta treshe e kanë marrë rrugë për ta dënuar dhe marrjen e lejes së posaçme. Në kundërshtim edhe me raste të tjera. E duan me çdo kusht bashkinë e Himarës”, tha avokati.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm avokatët e Fredi Belerit, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ambasadorja greke. 

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Vënia në pranga erdhi pasi akuzohet se në momentin e arrestimit Beleri në bashkëpunim me Pandeli Kokaveshi ishin duke blerë vota.

 

fredi beleri

Sondazh

Poll