Politike

U zgjodh kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Osmani uron Xhaferin: Një moment historik dhe i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar

Osmani shkruan se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër është një moment historik për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoni.

28 Janar 2024, 15:51 Nga N.F
U zgjodh kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Osmani uron
Osmani dhe Xhaferi

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mës një reagimi në llogarinë e saj "X" ka uruar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin pas marrjen së mandatit ditën e sotmë dukë u bërë shqiptari i parë që merr këtë post. Osmani shkruan se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër është një moment historik për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoni. Ajo më tej shtoi urime dhe suksese për qeverinë e re në Maqedoni.


“Urime, Kryeministër Talat Xhaferi! Sot shënon një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoni të Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë, suksese”, ka shkruar Osmani.

vjosa osmani talat xhaferi maqedonia e veriut

Sondazh

Poll