Politike

Iu rrëzua kërkesa për betim, Beleri: Po shkelet çdo normë kushtetuese dhe europiane, Gjykata zbatoi urdhrin e Ramës

Gjithashtu ai shprehet se prej dy muajsh ka bërë kallëzim ne SPAK për gjyqtarët Irena Gjoka dhe Erjon Cela dhe prokurorin Edvin Kondili.

29 Janar 2024, 11:30 Nga r.ll
Iu rrëzua kërkesa për betim, Beleri: Po shkelet çdo
fredi beleri

TIRANË-Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka reaguar pasi Apeli i rrëzoi kërkesën për të kryer betimin. Beleri në një deklaratë për mediat e cilësoi sërish vendimin si politik dhe tha se ditën e sotme u goditën sërish zgjedhjet në Himarë. 

Kryebashkiaku i zgjedhur tha më tej se po shkelet çdo parim dhe çdo normë kushtetuese dhe europiane, sipas tij me qëllimin për të mos lëshuar bashkinë e Himarës.

Gjithashtu ai shprehet se prej dy muajsh ka bërë kallëzim ne SPAK për gjyqtarët Irena Gjoka dhe Erjon Cela dhe prokurorin Edvin Kondili. Sipas tij ata janë të vetmit magjistratë që kam kallëzuar se me veprimet tyre, nuk kanë lejuar të garantohet proçes i rregullt ligjor.

DEKLARATA E PLOTË: 

Sot Gjykata e porositur prej pushtetit politik, goditi edhe një herë zgjedhjet në Himarë. Gjashtë muaj pas kërkesës time, zbatoi urdherin e Kryeministrit – Gjyqtar Suprem , për mos të më dhënë leje për t`u betuar dhe të marrë mandatin. Pa betimin nuk behet efektiv mandati. Pa betimin dhunohet e drejta kushtetuese e zgjedhjeve. Duket sikur ne Himare nuk jane bere zgjedhje. Me force pushteti, në kundershtim me Kushtetuten, dhe me bekimin pa ligj të një gjykate personale të Kryeministrit, po shkelet çdo parim , normë kushtetuese dhe Europiane për mos të leshuar Bashkine e Himares.

Nen dirigjimin e zevendesprokurorit politik të SPAK Adnand Xholi, duke keqperdorur prokuroren Dorina Bejko, dhe me mbulimin qe u ben falsifikimeve ne procesin tim prokurori Edvin Kondili, kjo treshe mbaron cdo porosi te Kryeministrit Rama per sulmin antikushtetues ndaj zgjedhjeve në Himarë.

Per t`i dhene nje dore ketij sulmi ndaj zgjedhjeve te lira ne Himare , u kujdes edhe Kryetarja e GjKKO, Irena Gjoka duke keqperdorur gjyqtarin relator Erjon Çelen. Nje "ndihmesë" e dha sot me refuzimin e lejes gjyqtarja Daniela Shirka. Ajo ne kundershtim me ligjin dhe vendimin e Gjykates se Larte, e gjykoi çështjen si gjyqtare e vetme.

E gjykon e vetme se nuk gjen dot dy të tjerë që të poshtërojnë kaq shumë Kushtetutën dhe të drejtën e zgjedhjes në Himarë. Kujtojmë se disa gjyqtare qe u caktuan ne procesin tim penal , kane dhene doreheqjen se në fund të fundit nuk donin dhe refuzuan qe të shkelnin ligjin dhe Kushtetutën e Shqiperise ne menyre flagrante.

Prej dy muajsh kam bërë kallëzim ne SPAK per gjyqtarët Irena Gjoka dhe Erjon Cela dhe prokuror Edvin Kondili. Jane te vetmit magjistrate qe kam kallëzuar, se me veprimet tyre kane siguruar që të mos më garantohet proçes i rregullt ligjor, të administrohen akte të fallsifikuara ne demin tim , të nxisin pushtetin qëndror për veprime antikushtetuese ndaj Bashkise Himarë, duke mohuar parimin më të shenjtë të demokracisë, qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të lira.

Gjithë vëmendja jone është tek Gjykata Kushtetuese. Atje kam depozituar disa kerkesa. Prej tre muajsh ka kaluar per gjykim ankimi im ndaj mases se sigurimit dhe akoma nuk ka nje date gjykimi. Presioni i Ramës qëndron i rëndë edhe atje.
Presim që Gjykata Kushtetuese të paktën të mbrojë Demokracinë, të mbrojë Kushtetutën!
Shpresa vdes e fundit, por dita ditës, këtij vendi po i vdes edhe shpresa!

fredi beleri bashkia e himares

Sondazh

Poll