Politike

Talat Xhaferi i pari kryeministër shqiptar në Maqedoni, Berisha: Arritje për të gjithë qytetarët e vendit fqinj

Berisha shkruan në një postim në Facebook, se kjo është një ditë historike për Maqedoninë e Veriut.

28 Janar 2024, 14:41 Nga r.ll
Talat Xhaferi i pari kryeministër shqiptar në Maqedoni, Berisha:
sali berisha, talat xhaferi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.

Berisha shkruan në një postim në Facebook, se kjo është një ditë historike për Maqedoninë e Veriut. Ai i uron suksese Xhaferit dhe shkruan se kjo është një arritje e vërtetë jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të vendit fqinj.

POSTIMI I BERISHËS:

Një ditë historike për Maqedoninë e Veriut.

Miq, sot Talat Xhaferi, ish-Ministër i Mbrojtjes dhe ish-Kryetar i Parlamentit votohet në një akt historik si Kryeministër i parë shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është një arritje e vërtetë jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të vendit fqinj. Me këtë rast në emër të Partisë Demokratike i uroj kryeministrit Xhaferi suksese në misionin e tij të rëndësishëm. #sb

sali berisha

Sondazh

Poll