Politike

Berisha: Erion Veliaj me 5 drejtorët e tij ka vjedhur 30 mln euro prokurime publike

Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për përfshirje, sipas tij, në vjedhje që kanë të bëjnë me prokurimet publike.

28 Janar 2024, 19:15 Nga DOSJA
Berisha: Erion Veliaj me 5 drejtorët e tij ka vjedhur 30 mln euro prokurime
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme përpara protestuesve përpara banesës së tij.

Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për përfshirje, sipas tij, në vjedhje që kanë të bëjnë me prokurimet publike.

Berisha: Të dashur miq!

Këto ditë keni dëgjuar se u bënë disa kontrolle te zyrtarët e Erion Veliajt.

A e dini ju se çfarë janë ato?

Belind Këlliçi ka denoncuar që në maj të vitit të kaluar kompaninë e famshme ‘5D’.
‘5D’ do të thotë 5 drejtora. 5 drejtora të bashkisë me në krye Erion Veliajn, kanë vjedhur 30 mln euro prokurorime, para publike me familjarët e tyre.
Po rruga e Arbrit.

Të dashur miq!
Rruga e Abërit, kur e dorëzuam në vitin 2013, ishin pa ndërtuar gjithsej 27 km. 32 km ishin të përfunduara.
Çfarë po ndodh me 27 kilometrat. Me 27 km e rrugës së Arbrit e gjerë 10-11 metra, po i shkon çmimi fiks sa Rrugës së Kombit e gjerë 27 metra në akset e saj.

A ka vjedhje më të madhe?

Shikoni pse. Kur të shihni Gazin dhe Olsi Ramën do të shikoni tabelat mbrapa, ‘Gjoka Kompani’. Pra paratë po i vjedh Olsi me Demin bashkë me Gjokën dhe çmimi i rrugës ka kaluar në ato 27 kilometra në 11 milionë dollarë kilometri.

Të gjitha këto e tmerrojnë Edi Ramën ndaj dhe ai bën çdo gjë të mbajë pushtetin me çdo kusht sepse e di, se ndëshkimi për këto vjedhje do të jetë i jashtëzakonshëm për të dhe organizatën e tij kriminale.

sali berisha erion veliaj

Sondazh

Poll