Politike

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Meta: Me lidershipin e Xhaferit qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm

Meta në urimin e tij shkruan se është besimplotë se me lidershipin e Xhaferit qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

28 Janar 2024, 13:55 Nga N.F
Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Meta: Me
Meta dhe Xhaferi

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin. Meta në urimin e tij shkruan se është besimplotë se me lidershipin e Xhaferit qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

“Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, Talat Xhaferi! Besimplotë se me lidershipin e tij dhe angazhimin e dëshmuar gjithpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik dhe politik, Qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në funksion të perspektivës së integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut.,” shkruan Meta.

ilir meta talat xhaferi kryeminister i maqedonise se veriut

Sondazh

Poll