Aktualitet

U prangosën me mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës lë në burg dy të arrestuarit

Në seancat gjyqësore të zhvilluara njëra pas tjetrës, gjyqtari Sheshi pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy personave dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë "arrest në burg", për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

28 Janar 2024, 10:43 Nga N.F
U prangosën me mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës lë
Foto ilustruese

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në burg pa afat dy të arrestuarit të cilët u kapën me mina me telekomande. 28-vjeçari, Marjan Gjoka dhe 45- vjeçar, Ilir Gjoka u njohën me masat e sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Në seancat gjyqësore të zhvilluara njëra pas tjetrës, gjyqtari Sheshi pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy personave dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë "arrest në burg", për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Sipas burimeve dy personat e vënë nën akuzë nuk kanë folur asnjë fjalë rreth veprimtarisë së tyre dhe destanacionin e lëndëve shpërthyese, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshire. 28-vjeçari Marjan Gjoka u arrestua në flagrance teksa po ecte në këmbë në qytetin e Rrëshenit dhe gjatë kontrollit të çantës që mbante në shpinë ju gjeten 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4”.

Ndërsa një ditë u prangos në qytetin e Lezhës Ilir Gjoka, ku gjatë kontrollit në trup ju gjeten 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Nga veprimet e deritanishme hetimore, rezulton se këta persona furnizonin grupet kriminale me lëndë plasëse me telekomande.

rreshen lezhe mina telekomande

Sondazh

Poll