Aktualitet

Kaos te Urdhri i Psikologut/ Asambleja e Jashtëzakonshme voton shkarkimin e saj. Treska: Ishte mbledhje e jashtëligjshme, nuk ka shkarkim

Sipas psikologëve të cilët pretendojnë se janë shumicë kanë votuar ditën e sotme në një mbledhje të Asamblesë së Jashtëzakonshme të Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë, me 204 vota pro dhe asnjë kundër, shkarkimin e Treskës nga detyra e saj si Presidente. 

27 Janar 2024, 19:38 Nga r.ll
Kaos te Urdhri i Psikologut/ Asambleja e Jashtëzakonshme voton shkarkimin e
valbona treska

TIRANË- Një përplasje mes disa psikologëve dhe presidentes së Urdhrit të Psikologut, Valbona Treskës, është zhvilluar lidhur me shkarkimin e saj. 

Sipas psikologëve të cilët pretendojnë se janë shumicë kanë votuar ditën e sotme në një mbledhje të Asamblesë së Jashtëzakonshme të Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë, me 204 vota pro dhe asnjë kundër, shkarkimin e Treskës nga detyra e saj si Presidente. 

“Procesi i votimit për shkarkimin nga detyra me efekt të menjëhershëm, presidentes së Urdhrit të Psikologut, nga shqyrtimi i dokumentit zgjedhor rezulton si vijon: Numri i pjesëmarrësve në asamblenë e përgjithshme 386, numri total i votave 248, fletë votimi të vlefshme 204, të pavlefshme 44, nga numërimi i fletëve të vlefshme rezultuan votat si më poshtë, pro shkarkimit 204, kundër shkarkimit asnjë, abstenim asnjë në përfundim të numërimit shpallet rezultati, me 204 vota pro dhe asnjë votë kundër, presidenti i Urdhrit të Psikologut, zonja Valbona Treska, i bie që të shkarkohet nga detyra”, u tha gjatë vendimit të mbledhjes. 

Ndërkohë nga ana tjetër, presidentja dhe mbështetësit e saj pretendojnë se nuk ka pasur asnjë mbledhje të asamblesë dhe si rrjedhojë nuk ka pasur as shkarkim.

Kjo sepse siç shihet edhe në emailin e mëposhtëm, sipas Presidentes së Urdhrit të Psikologut, mbledhja është e jashtëligjshme sepse nuk ishte në përputhje me rregullat. Në email, Teska sqaron se mbledhja mund të zhvillohet, por do të njoftohej brenda 15 ditëve nga 25 janari, për datën se kur do të mbahej

Kaos te Urdhri i Psikologut/ Asambleja e Jashtëzakonshme voton shkarkimin e

Sipas psikologëve Asambleja e Jashtëzakonshme u mblodh për shkak të shkeljeve, indiferencës dhe arrogancës nga ana e organeve drejtuese, në gjithë këto vite ekzistence të Urdhrit. Ata kundërshtojnë rritjen e tarifave dhe kuotizacioneve, pa u konsultuar më parë me Asamblenë dhe në mungesë të theksuar transparence.

Çështja do të përfundojë në gjykatë, ku mesa duket do të përsëritet precedenti i Partisë Demokratike me dy Kuvendet Kombëtare dhe 2 kryetarë, ku secili merr vendimet e veta. 

valbona treska

Sondazh

Poll